Vrasja me breshëri plumbash ka ndodhur në afërsi të Kombinatit pranë ish karburantit shtetëror në qytetin e Beratit.
Sipas policisë, atentatorët i kanë zënë pritë biznesmenit, dhe në momentin kur ka dalë nga një lokal e kanë qëlluar kur tentoi të hyjë në makinën e tij tip Audi Q7.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e vrasjes, ndërsa autorët pas krimit kanë mundur të largohen duke përfituar edhe nga errësira.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe të shkaqeve të ekzekutimit të 52-vjeçarit. Burimi: Balkanweb
No comments:
Post a Comment