Identiteti i pronarit të mjetit nuk bëhet i ditur. Ekspertet xheniere, efektivë të policisë gjyqsore dhe drejtuesit më të lartë te policise se Tiranes dhe prokurore ndodhen ne vendngjarje. Automjeti ka qene i parkuar ne nje rruge dytësore në zonen përballe xhamisë. Eksplozivi është vendosur në krahun e shoferit dhe nga shperthimi automjeti ka demtime të shumta. Fatmireëisht në kohën e shpërthimit nuk ka pasur kalimtarë në rrugë. Kanë qenë banorët e pallateve përreth ata që kanë telefonuar policinë pasi kanë degjuar zhurmën e shpërthimit.
Pas hetimeve paraprake mendohet se automjetit i është vendosur rreht 150-200 gram tritol. Mjeti dyshohet se u përket dy shtetasve Italianë .
Në po të njëjtën zonë ditën e sotme policia zbuloi një serial armësh dhe bombash me eksploziv të telekomanduar në banesen me qira të Juljan Sinanaj person që dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek.
Burimi: Balkanweb
No comments:
Post a Comment