Thursday, 8 May 2014

Burri vret gruan me thiken e bukes dhe vetvaret ne peme


Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme banorët e fshatit Domgjon, në Fan të Mirditës, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të pajetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 50-vjeçari Mark Biba është gjetur i varur në një pemë, ndërsa bashkëshortja e tij Gjyste Biba 47 vjeç, u gjet e pajetë në stan. Mark e Gjyste Biba jetonin në fshatin Sektori Rinia në Durrës, por prej tre ditësh kishin shkuar në vendlindje.















Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve paraprake zbuloi se Mark Biba ka vrarë fillimisht me thikën e bukës bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvarur në pemë.

Detajet e krimit i bëri të ditura, Shefi i Komisariatit të Mirditës, sipas të cilit shkak për vrasjen është bërë xhelozia midis çiftit.

Ai sqaron se, Mark Biba e kishte sjellë qëllimisht për ta vrarë bashkëshorten e tij në fshatin Domgjon, pasi çifti prej 13 vitesh banonte në qytetin e Durrësit.

Menjëherë pas krimit, Biba ka shkruar një letër ku sqaron ngjarjen dhe shkaqet e vrasjes, ndërsa më pas i ka dhënë fund jetës. Në letër, ndër të tjera Biba i kërkon fëmijëve të mos mërziten për ngjarjen.

FQINJËT: TË SHOKUAR NGA NGJARJA, I NJIHNIM SI FAMILJE TË MIRË
Të tronditur nga ngjarja, fqinjët e dy viktimave Mark dhe Gjyste Biba në Durrës tregojnë se si i njihnin bashkëshortët nga Mirdita dhe familjen e tyre.

“Jemi të shokuar nga kjo që ndodhi. Të gjithë i njihnim si një familje shumë punëtore”, rrëfejnë fqinjët.

Sipas tyre, Mark dhe Gjyste Biba jetonin prej 13 vitesh në Durrës dhe se nuk kanë pasur konflikte. “Dy bashkëshortët merreshin me peshkim. Vajza e tyre punon në një rrobaqepësi. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë që ata të kishin konflikte”, thonë ata. Burimi: Balnaweb

No comments:

Post a Comment