Një këmbësor ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 Galerisë së Arteve. |
Këmbësori ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga motori. Ndërkohë drejtuesi i motorit nuk ka ndaluar për ti dhënë të plagosurit ndihmën e parë por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Burimi: Balkanweb